Please enter at least 3 characters.

Vjedhje në një bankë në Klinë

2019/06/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-02-780x439-1.jpg

Në sheshin "Mujë Krasniqi" në Klinë, persona të maskuar kanë kryer vjedhje në filialin e një banke.

"Ankuesi mashkull K/Shqiptar monitorues i kamerave të një banke ka raportuar se gjatë kontrollimit të kamerave kishte vërejtur se disa persona të maskuar janë duke kryer vjedhje në filialin e kësaj banke në Klinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe për momentin përveç dëmeve materiale nuk dihet se a ishte vjedhur diçka. Rasti është duke u hetuar", thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/