Please enter at least 3 characters.

Visari, nesër publikon videon e këngës “Më mungon”

2016/01/viski.jpg

Ai ka thënë për KultPlus se kënga është me tekst të Ramazan Çekës dhe me muzikë e orkestrim të Florent Boshnjakut, kurse videoklipi është realizuar nga Alpha Pictures”.

Këngëtari Visar Peja nesër do të lansojë këngën më të re me videoklip. Ai ka bërë të ditur për KultPlus se kënga “Më mungon”, do të lansohet të shtunën në ora 20:00 nga Archiva.

“Kënga “Më mungon”, është me tekst të Ramazan Çekës dhe me muzikë e orkestrim të Florent Boshnjakut, kurse videoklipi është realizuar nga Alpha Pictures”, ka thënë Peja.

Po sipas tij, kënga qëndron në stilin e tij më të hershëm, atë të baladave dhe po kjo baladë i flet dashurisë që është larg. “Është një këngë që përkon me realitetin e kohës”, ka thënë Peja, i cili poashtu ka shpjeguar se edhe videoklipi i është përshtatur mjaftë mirë rrëfimit të këngës.