Vijon lirimi i hapësirave publike në plazhet e Shqipërisë - sekuestrohen 169 komplete me shezlonë te Currilat, Spille e në Kepin e Rodonit
24/06/2025
Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.
Lirohen hapësira në plazhin e Currilave, në plazhin e Spillesë dhe në Kepin e Rodonit, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit sekuestrohen 169 komplete me çadra dhe shezlonë si dhe procedohen penalisht tre shtetas. /Telegrafi/


