Videot më të shikuara të vitit në TikTok, nga shkrirja e akullit me llavë e deri te gjirafa e punuar nga çokollata
Platforma TikTok ka prezantuar listën e videove që shënuan vitin, e përfshin një sërë videosh të ndryshme që pothuajse nuk kanë as edhe një lidhje me njëra-tjetrën – nga gjirafa e çokollatës e deri te shkrirja e kubave të akullit përmes llavës.
Derisa në fillim është karakterizuar si platformë për të rinjtë, TikTokun çdo herë e më shumë po e përdorin të gjitha gjeneratat, e ofrojnë përmbajtje të ndryshme – nga videot komike, skeçet e deri të vallëzimi e sporti, transmeton Telegrafi.
Shumë këngë të vjetra po rikthehen në “jetë” me publikimin e disa videove në TikTok, ku në sfond dëgjohen ato. Kështu TikTok prezantoi 10 video më të shikuara që shënuan vitin.
Një prej videove më interesante është shkrirja e kubave të akullt me ndihmën e llavës, që ka marrë 253 milionë shikime.
Në mesin e videove më të shikuara është edhe ajo e të pastrehut Tom, të cilin influencuesi Jimmy Darts i gjen punë. /Telegrafi/


