Please enter at least 3 characters.

Veton Tusha shënon një tjetër gol në Superligën e Turqisë

2021/04/158210866_1576687335838388_8504076610650245110_n-e1618249842662.jpg

Veton Tusha ka shënuar një tjetër gol në elitën e futbollit të Turqisë.

Talenti i Kosovës U-21 e ka nisur ndeshjen si titullar për skuadrën e tij Denizlispor në udhëtim te Alanyaspor.

Në minutën e 51-të, Tusha pranoi një top të bukur nga Bakalorz dhe shënoi në portën e zbarzët për epërsinë e dyfishtë të Denizlispor 0-2.

Megjithatë vendasit e Alanyaspor në fund fituan ndeshjen me rezultat 2-2.

Për reprezentuesin kosovar ky ishte goli i dytë këtë kampionat në elitën e futbollit turk.

Kujtojmë që Tusha kishte shënuar në debutimin e tij me Denizlisporin në ndeshjen ndaj Galatasarayt.

18-vjeçari iu bashkua klubit turk në afatin kalimtar të janarit nga skaudra maqedonase Vardar. /Telegrafi/