Veprimtari Haki Morina, me një poezi për shokët në poste: Poshtë pocërka, unë jam pushtet!
Ish-i burgosuri politik dhe veterani i UÇK-së, Haki Morina, ua ka kushtuar ca vargje shokëve të tij në pushtet.
“Mos kërkoni emra te përveçëm, sepse ata dihen!”, ka shkruar Morina në profilin e tij në Facebook.
Morina nga Gllareva e Klinës, në vitet ’80 ka qenë edhe redaktor i revistës ilegale “Zëri i Kosovës”, transmeton Telegrafi.
Poezinë që ia kushtoi ai shokëve, është si më poshtë.
“PORTRETI I PUSHTETARITNë lavdinë e ëmbël të karriges së fituar,në vilen, me asfaltin te dera, e oborrin me rrushme kocka, me bar, me trëndafila lulëzuar,kush thotë se s’ka Cobo Rrapush?Nga pocërka, në banje me nxehje, masazhe e bojlerNë tru akoma i kërcet derë e ngrirë qenefiNë vend të fllanikut katër frigoriferë,thotë me vete: është kohe xhenetiZgjohet nga ëndrra i djersiturNga frika se është kthyer në botën e vet,nga xhamat e avionit, flet me zë te ngjirurposhtë pocërka, unë jam pushtet”. /Telegrafi/


