Please enter at least 3 characters.

"Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë", Sunny Hill reagon për flamingon që u bë pjesë e diskutimeve në rrjet

Sunny Hill Festival ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me flamingon rozë që u vendos në parkun e festivalit dhe që ditët e fundit ka ngjallur diskutime e interpretime të ndryshme në publik.

Festivali publikoi një fotografi të flamingos, duke treguar historinë e saj dhe duke e cilësuar si një element artistik që ka shoqëruar rrugëtimin e Dua Lipës dhe Sunny Hill ndër vite.

Në postimin e festivalit thuhet se flamingoja u shfaq për herë të parë në vitin 2018 në skenën e Billboard Music Awards, ndërsa më pas u bë pjesë e identitetit vizual të Dua Lipës në videoklipin e saj të famshëm “New Rules”, një nga hitet më të mëdha të karrierës së saj.

Sunny Hill Festival/Instagram

Më pas, instalacioni artistik u shfaq në Sunny Hill në vitin 2022 dhe pas një ndryshimi estetik u rikthye në parkun e festivalit në vitin 2024.

“Lindur në vitin 2018 në skenën e Billboard Music Awards, mbërriti në Sunny Hill në vitin 2022, pësoi një ndryshim shkëlqyes (glow-up) dhe zbriti në parkun e festivalit Sunny Hill në vitin 2024. Disa gjëra janë thjesht kujtime të bukura, vepra të mëdha arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, thuhet në përshkrimin e festivalit.

Dua Lipa/YouTube

Postimi i Sunny Hill erdhi pas reagimeve në rrjete sociale, ku flamingoja u interpretua nga disa përdorues si një simbol i lidhur me protestat e fundit në Shqipëri, të njohura si “Revolucioni Flamingo”.

Megjithatë, festivali në reagimin e tij e paraqiti flamingon si një pjesë të historisë vizuale të Dua Lipës dhe si një element artistik që lidhet me kujtimet e krijuara ndër vite. /Telegrafi/


- YouTubewww.youtube.com


- YouTubewww.youtube.com