Please enter at least 3 characters.

Vela demanton mediat serbe: Presidentja Osmani udhëtoi në Spanjë me pasaportë të Kosovës, jo të Serbisë

2023/10/Blerim-Vela-interviste-foto-Ridvan-Slivova-1-e1696680535744.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani ka demantuar lajmet në Serbi se presidentja Osmani ka udhëtuar në Spanjë me pasaportë të Serbisë.

Vela në një postim në rrjetin social X shkruan se fokusi kryesor politik i Serbisë është përhapja e gënjeshtrave për presidenten Osmani.

“Për herë të parë një Presidente e Kosovës udhëtoi në një ngjarje zyrtare në Spanjë dhe ajo u trajtua si të gjithë krerët e tjerë të shteteve që marrin pjesë në Samitin e Komunitetin Politik Evropian. Presidentja ka udhëtuar me pasaportë të Kosovës”, shkruan Vela. /Telegrafi/