Vedati ka recetën për “trupin e ëndrrave” (Foto)
31/01/2015
I frymëzuar nga përpjekjet e vazhdueshme të njerëzve, në veçanti femrave, për t’iu përkushtuar dietave të ndryshme dhe stërvitjeve, Vedat Bajrami ka propozuar një dietë origjinale.
Ndër ushqimet që propozon në dietën e tij komiku, janë mish me lakra, fasule dhe krelane.
“Për një trup të shëndosh: Mish me lakna 2xditë,vikendit Pasul pa mish dhe desert Krelan me Duqa kurr mos ja qkoq”, shkruan në postimin origjinal të aktorit në Instagram.
Këtë postim, ai e ka shoqëruar edhe me një fotomontazh me një trup muskulor, ndërsa në sup ka tatuazhin “Gjyla”. /Telegrafi/


