Please enter at least 3 characters.

Vdes infermieri i Spitalit të Mitrovicës, ishte duke u trajtuar për COVID-19

2020/08/4-23-e1597484611938.jpg

Spitali i Mitrovicës ka njoftuar se ka vdekur infermieri Sherafedin Mehmeti-Sheki, i cili ishte duke u mjekuar në Spitalin e Vushtrrisë nga COVID-19.

Në njoftimin thuhet se infermieri kishte disa vite që ishte i diagnostikuar me diabet dhe hipertension.

Spitali i Mitrovicës i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe kolegëve të infermierit Sherafedin Mehmeti. /Telegrafi/