Vazhdon gara e nxehtë për Këpucën e Artë - Messi i pari, Mbappe i dyti dhe Ronaldo i 11-ti
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është duke i pri garës për golashënuesin më të mirë të vitit apo Këpucën e Artë duke lënë shumë mbrapa rivalin e përhershëm Cristiano Ronaldon.
Edhe në këtë vit po zhvillohet garë e nxehtë për golashënuesin më të mirë të vitit.
Megjithatë, fituesi në fuqi, Messi është më së afërmi ta fitojë edhe këtë vit Këpucën e Artë pasi po prinë garën me 33 gola apo 66 pikë të mbledhura.
I vetmi që është duke e rivalizuar yllin e Barcelonës është talenti i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, i cili deri tani ka shënuar 30 gola dhe ka 60 pikë.
Sulmuesi i Sampdorias, Fabio Quagliarella zë vendin e tretë me 22 gola apo 44 pikë, ndërsa në vendin e katërt renditet Mbaye Diagne i Galatasarayt me 28 gola të shënuara, por me vetëm 42 pikë apo në Turqi koeficienti i golave është 1.5.
Ronaldo momentalisht renditet në pozitën e 11-të me vetëm 19 gola apo 38 pikë, po aq sa kanë edhe Sergio Aguero, Mohamed Salah, Nicolas Pepe dhe Pierre-Emerick Aubameyang.
Telegrafi më poshtë ua sjell 15 golashënuesit më të mirë deri më tani: 1.Lionel Messi | Barcelona | 33 gola (66 pikë)


