Please enter at least 3 characters.

Van Dijk: Ramos nuk është mbrojtësi më i mirë në botë, preferoj Varanen

2018/11/Virgil-Van-Dijk-Real-e1542557426533.jpg
274:"KIEV, UKRAINE - MAY 26: Keylor Navas of Real Madrid and Virgil van Dijk of Liverpool jump for the ball during the UEFA Champions League Final between Real Madrid and Liverpool at NSC Olimpiyskiy Stadium on May 26, 2018 in Kiev, Ukraine. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Sergio Ramos nuk është mbrojtësi më i mirë në botë sipas Virgil van Dijk.

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit dhe Përfaqësueses së Holandës preferon Raphael Varanen para spanjollit.

"Ai nuk është më i miri", ka thënë Van Dijk për De Telegraaf.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

"Ai është lojtar i madh, e respektoj për ato që ka arritur, por ai nuk është lloji i mbrojtësit që e pëlqej".

"Varane është i preferuari im. Ai është mbrojtës fantastik, është ende i ri dhe mund të përmirësohet".

"Mënyra e tij e mbrojtjes është ndryshe sepse ai tenton të mënjanojë situatat ku ai duhet të intervenojë me ndërhyrje", ka shtuar Van Dijk.

Vlen të theksohet se që kur 27-vjeçari iu është bashkuar Liverpoolit nga Southamptoni mbrojta e Reds është shumë më e qëndrueshme. /Telegrafi/