Valza Zhegrova ndërpret kontratën me labelin “Mixey Music”, njofton se ka përfunduar karrierën në muzikë
Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Valza Zhegrova, ditën e sotme (e mërkurë) njoftoi se ka shkëputur kontratën me kompaninë menaxhuese, duke treguar se u largua nga labeli “Mixey Music”.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka ndarë me fansat në llogarinë zyrtare, Instagram.
Ajo shton se e ka përfunduar karrierën në muzikë dhe se dëshiron të vazhdojë studimet në Belgjikë.
Ky është postimi i plotë i Valzës (pa ndërhyrje):“Me te dashurit,perkrahesit e muzikes time,Deshiroj ta ndaj me juve lajmin se qe nga sot kompania menaxhuese ka nderprere kontraten e bashkepunimit ne mes nesh.Muzika ka qene dhe do mbetet njera nder pasionet e mia te vecanta, por pas nje angazhimi 2 vjecar, kam vendosur qe ta perfundoj karrieren time ne muzike dhe te vazhdoj rrugetimin tim me studimet dhe anen profesionale ne Belgjike.Besoj dhe shpresoj qe do ju kem perkrah gjithmone.Me dashuri e juajaValza”.
Theksojmë që vetëm dy ditë më parë, artistja Zhegrova solli këngën e re të titulluar “Ai”. /Telegrafi/


