Please enter at least 3 characters.

Vaksinat kundër COVID-19 nga Pfizer dhe Moderna mund të jenë më efektive nga sa mendohej, sugjerojnë të dhënat e reja

2021/01/Izrael.jpg
464:"A Israeli healthcare worker administers a COVID-19 vaccine to a woman at the Kupat Holim Clalit clinic in Jerusalem, on January 14, 2021. - Israel's initial vaccination rollout appears to be unfolding successfully, with some two million citizens having received the first of two required injections of the Pfizer-BioNTech jab, a pace widely described as the world's fastest per capita. (Photo by AHMAD GHARABLI / AFP) (Photo by AHMAD GHARABLI/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Të dhënat e reja nga Ministria e Shëndetësisë në Izrael sugjerojnë se vaksinat kundër coronavirusit nga Pfizer dhe Moderna, mund të jenë më efektive nga sa mendohej.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, të dhënat që monitoruan më shumë se 700 mijë njerëz të vaksinuar plotësisht në Izrael, zbuluan se vetëm një përqindje e vogël e njerëzve u infektuan me COVID-19, bazuar në deklaratën e kreut të Ministrisë së Shëndetësisë, Sharon Alroy Preis.

Vaksina më së shumti që u përdor në Izrael është ajo e Pfizer-BioNTech, derisa është përdorur një numër i vogël i dozave nga Moderna. Të dyja vaksinat përdorin të njëjtën teknologji dhe në provat klinike rezultuan rreth 95 për qind efektive.

Izraeli filloi fushatën e tij të vaksinimit më 20 dhjetor. Të dhënat e lëshuara të enjten monitoruan 715,425 të cilët kishin kaluar të paktën një javë pas dozës së dytë; duke i dhënë kështu kohë vaksinave për të siguruar imunitetin.

Nga ata njerëz, vetëm 317 u sëmurën me COVID-19 dhe 16 u shtruan në spital.

Të dhënat iu referuan mostrave me më shumë njerëz nga se ishin në provat klinike të Pfizer dhe Moderna-s në fazën e tretë. Përafërsisht 75 mijë njerëz morën pjesë në ato prova, derisa gjysma morën vaksinën dhe gjysma tjetër placebo. /Telegrafi/