Please enter at least 3 characters.

UNUM zbulon emrin e radhës: E premtja në Main Stage mbyllet me Adriatique

UNUM Festival ka konfirmuar një tjetër emër që i shton edhe më shumë karakter programit të këtij edicioni: Adriatique do të ngjitet në Main Stage të premten, për ta mbyllur programin e kësaj nate me një nga performancat kryesore të festivalit.

Dyshja e përbërë nga Adrian Shala, me rrënjë kosovare, dhe Adrian Schweizer, është sot ndër emrat më të njohur të skenës elektronike ndërkombëtare. Të veçantë për tingullin e tyre të thellë dhe mënyrën si ndërtojnë atmosferën në skenë, Adriatique kanë krijuar një identitet muzikor të qartë, që i ka bërë pjesë të festivaleve dhe klubeve më të rëndësishme në botë.

Nga X Future te Siamese, ata sjellin një qasje që bashkon ritmin, emocionin dhe vizionin artistik në një përjetim të plotë për publikun.

Këtë vit, programi i së premtes në Shëngjin përmbyllet me një nga emrat më të rëndësishëm të skenës elektronike: Adriatique në Main Stage të UNUM.

true