")
Please enter at least 3 characters.

Unitedi monitoron Adrien Rabiotin

2021/06/rabiot-3-e1624914798669.jpg

Manchester Unitedi thuhet të ketë dërguar një ekspert për ta monitoruar mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot.

Ai ka qenë i pranishëm në ndeshjen e të tetës së finales së ‘Euro 2020’, ndërmjet Francës dhe Zvicrës. Kështu ka njoftuar njohësi i transferimeve, Nicolo Schira.

26-vjeçari nuk është në listën e shitjeve të Juventusit këtë verë, mirëpo Djajtë e Kuq janë duke e kërkuar qe një kohë të gjatë.

(Foto: Instagram/adrienrabiot_25)

Unitedi e kishte kërkuar që nga koha te Paris Saint-Germainit, para se të transferohej te Zonja e Vjetër.

Megjithatë, oferta e Bianconerëve ishte më e mirë dhe ai vendosi të kalonte në Torino. /Telegrafi/