United dhe PSG konkurrojnë për nënshkrimin e Matuidit
225:"MILAN, ITALY - APRIL 27: Blaise Matuidi of Juventus reacts during the Serie A match between FC Internazionale and Juventus at Stadio Giuseppe Meazza on April 27, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
Blaise Matuidi (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
20/07/2019
Manchester Unitedi po përballet me konkurrencë të fortë nga Paris Saint-Germaini për nënshkrimin e mesfushorit të Juventusit, Blaise Matuidi.Le Parisien bën të ditur se 32-vjeçari ka tërhequr interesimin e ish-klubit të tij, vetëm dy vite pasi u transferua te kampioni i Serie A.
Unitedi është klubi më i interesuar për shërbimet e francezit, mirëpo ai mund të zgjedhë që të kthehet në Paris, ku i ka kaluar gjashtë vite të karrierës së tij.
Ai i ka zhvilluar afro 300 ndeshje me PSG-në gjatë viteve 2011-2017 duke e fituar katër herë titullin e Ligue 1.
Pas transferimeve të Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey, si lojtarë të lirë, Matuidi është tepricë në mesfushën e Juventusit. /Telegrafi/


