Please enter at least 3 characters.

“Unë jam i vetmi idiot këtu”, Interi u prit në aeroport nga vetëm një tifoz pas kthimit në Milano

5:"Bardh

Interi u prit nga vetëm një tifoz kur u kthyen në Milano pas poshtërimit që pësuan në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germainit. 

Ekipi italian pësoi humbjen më të thellë në një finale të Ligës së Kampionëve në Mynih të shtunën, teksa PSG-ja fitoi me rezultat 5-0.

Ata arritën në shtëpi të dielën me aspak bujë, ku vetëm një tifoz i vetëm ishte prezent për t’i mirëpritur ata në aeroport.

Tifozi i quajtur Marco tha një prononcim të shkurtër për Gazzetta dello Sport.

“Unë jam idioti i vetëm këtu, por ata ende meritojnë një duartrokitje”, ka thënë tifozi i Interit.

Ka qenë një përfundim brutal i sezonit për ekipin e Simone Inzaghit, të cilët po ashtu e humbën edhe titullin e Serie A në ditën e fundit të sezonit ndaj Napolit.

Kjo humbje e thellë ndaj PSG-së ishte e dyta për ta në një finale të Ligës së Kampionëve në tri vitet e fundit, me Manchester Cityn që i kishte mposhtur ata me rezultat 1-0 në vitin 2023.

Disfata e Interit mund t’i jap fund aventurës së Inzaghit tek ‘Nerazzurrët’, mes raportimeve për një interesim nga Al-Hilali.

Klubet nga Superliga e Arabisë raportohet se i kanë ofruar atij një pagë vjetore prej 30 milionë eurosh për të pranuar kalimin në Lindjen e Mesme./Telegrafi/