Please enter at least 3 characters.

UKZ në Gjilan bëhet një nga 6 qendrat STEM të Evropës në projektin ERASMUS

2024/07/kadri-zeka-1.jpg

Univesriteti “Kadri Zeka” në Gjilan është përzgjedhur si një nga gjashtë qendrat kryesore të STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë) në kuadër të projektit prestigjioz ERASMUS-EDU-2024-PEX-COVE.

Bashkë me të, në këtë projekt do të marrin pjesë edhe qendra nga vende të tjera të zhvilluara si Holanda, Suedia, Italia, Gjermania dhe Turqia.

Ashtu siç njofton dekani i Fakulteit të Shkencave Aplikative, Xhevdet Thaqi, ky projekt është një lajm i mirëpritur për Universitetin e Gjilanit "Kadri Zeka" (UKZ).

Thaqi shprehu mirënjohjen e tij për këtë arritje, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar,

"Urime studentëve, stafit akademik dhe administrativ të UKZ-së", ka shkruar ai.

Ndryshe, projekti ERASMUS-EDU-2024-PEX-COVE ka për qëllim zhvillimin dhe përmirësimin e aftësive teknike dhe shkencore, duke i bërë qendrat pjesëmarrëse qendra të përsosmërisë dhe inovacionit në fushat STEM. /Telegrafi/