Ukrainasit sulmojnë ndërtesën e FSB-së në rajonin rus – e godasin me dronë
13/03/2024
Ukrainasit kanë arritur me sukses të godasin dhe dëmtojnë ndërtesën e Shërbimit Sekret rus të njohur si FSB në rajonin e Belgorodit, që gjendet pranë kufirit me Ukrainën.
Kievi për të dytën ditë me radhë është duke kryer sulme ajrore në rajone të ndryshme të Rusisë, transmeton Telegrafi.
“Forcat e Armatosura të Ukrainë sulmuan ndërtesën e FSB-së në Belgorod duke përdorur dronë”, u tha nga inteligjenca ruse.
Ky rajon shtrihet përgjatë kufirit me Ukrainën, shumë afër rajonit të Kharkivit ku janë zhvilluar beteja të ashpra.
Në anën tjetër, sulmet ukrainase në territorin e Rusisë kanë për qëllim kryesisht rafineritë e naftës. /Telegrafi/


