Please enter at least 3 characters.

Ukraina hedh poshtë propozimin rus për armëpushim 36-orësh

2023/01/1dd1794_cf71a637c99e445fa5e0458b3494d5d1-cf71a637c99e445fa5e0458b3494d5d1-0.jpg
429:"FILE - Ukrainian servicemen prepare to fire at Russian positions from a U.S.-supplied M777 howitzer in Kharkiv region, Ukraine, July 14, 2022. Supplies of Western weapons, including U.S. HIMARS multiple rocket launchers, has significantly boosted the Ukrainian military's capability, allowing it to target Russian munitions deports, bridges and other key facilities with precision and impunity. (AP Photo/Evgeniy Maloletka, File)
2:"AP

Një zyrtar i lartë ukrainas e ka hedhur poshtë propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin për armëpushim 36 orësh.

Mykhailo Podolyak shkroi në rrjetet sociale se një "armëpushim i përkohshëm" do të ishte i mundur vetëm kur Rusia të largohej nga territori që ka pushtuar në Ukrainë.

"Federata Ruse duhet të largohet nga territoret e pushtuara - vetëm atëherë do të ketë një "armëpushim të përkohshëm", tha ai.

“Mbani për vete hipokrizinë tuaj", shkroi këshilltari presidencial në llogarinë personale në Twitter.

I pari i shtetit rus, Putin ka urdhëruar ministrin e Mbrojtjes të ndal sulmet gjatë 36 orëve të ardhshme në mënyrë që të kalojnë në paqe Krishtlindjet Ortodokse.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme material. /Telegrafi/