Please enter at least 3 characters.

Ujë Rugove partner zyrtar i Prishtinës së Re

2024/03/Screenshot_3-38.png

Korporata Rugove ka vazhduar me bashkëpunime të reja në fushën e sportit.

Ujë Rugove është partner i ri zyrtar i skuadrës prishtinase KF Prishtina e Re që bën gara në Grupin B të Ligës së Parë.

Marrëveshja mes palëve është nënshkruar në zyrat e klubit kryeqytetas mes zyrtarit të klubit Valon Hiseni dhe drejtorit për marketing në Korporatën Rugove, Dëfrim Puka.

Njoftimi i plotë nga KF Prishtina e Re:Ujë Rugove partner zyrtar i KF Prishtina e ReKemi kënaqësinë të ju prezantojmë marrëveshjen e arritur së fundi me Korporata Rugove, meqë rast, Ujë Rugove do të jetë uji zyrtar i KF Prishtina e Re për vitin 2024.Në zyrat e klubit, Valon Hiseni si përfaqësues i yni dhe Dëfrim Puka - Drejtor i Marketingut në Korporata Rugove kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit.Për ne dhe rrugëtimin tonë drejt niveleve më të larta, partner serioz e të suksesshem si Korporata Rugove janë garanc e fortë dhe partner strategjik!Ujë Rugove prej vitesh është lider në tregun tonë, e tani po zgjerohet edhe në rajon e më gjerë.Tani e tutje, futbollistët tanë do të freskohen me Ujë Rugove!. /Telegrafi/