Please enter at least 3 characters.

Udhëtuan mbi 8,420 kilometra vetëm për ta përfaqësuar Kosovën

2016/01/udh-euml-tuan-mbi-8-420-kilometra-vet-euml-m-p-euml-r-ta-p-euml-rfaq-euml-suar-kosov-euml-n_hd.jpg

Ekipi i pingpongistëve kosovarë ishte i përbërë prej tre meshkujve, Linor Çitaku, Ylli Prestreshi dhe Baton Çitaku, dhe tri femrave, Vlona Maloku, Amare Janjeva e Iliriana Haliti.

Edhe pse nuk arritën të kualifikohen në fazën e dytë të garave, në përgjithësi ata na bënë krenarë me paraqitjet e tyre solide, duke marrë parasysh edhe nivelin e pingpongistëve të shteteve me të cilat u ballafaquan, transmeton Telegrafi.

Në total, pingpongistët kosovarë arritën tri fitore, një në çifte të përziera dhe dy fitore i arritën femrat në garat individuale.

Ky Kampionat Botëror këtë edicion ka thyer të gjitha rekordet e shikueshmërisë, pasi që është transmetuar në 170 shtete të botës.

Për këtë udhëtim ata kanë pasur edhe mbështetjen e Ministrisë së Sportit, ndërsa të gjithë këta sportistë meritojnë mirënjohje të veçantë për sakrificën që po bëjnë vetëm për ta promovuar sportin kosovar edhe në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/