Please enter at least 3 characters.

U organizua diskutimi ''Angazhimi rinor në bashkësi, rajoni planor i Shkupit''

2016/07/Rinia-ne-Maqedoni-foto-kualitet.jpg

Në Shkup u mbajt sot diskutim rajonal me temë ''Angazhimi rinor në bashkësi, rajoni planor i Shkupit'', që u organizua nga IPA2 Mekanizmi për organizata qytetare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë mekanizëm ka 229 anëtarë nga Maqedonia me veprimtari të ndryshme. Qëllimi i diskutimit është promovimi i politikave të IPA mekanizmit në të gjitha rajonet planore të Maqedonisë.

Qëllimi kryesor i projektit është identifikimi i praktikave të mira, politikave dhe masave për përfshirjen e të rinjve si pjesë aktive e shoqërisë përmes forcimit të partneritetit ndërmjet organizatave qytetare dhe veprimtarëve të ndryshëm rrethprocesit të programimit, zbatimit dhe monitorimit të Instrumenteve të paraanëtarësimit për periudhën 2014-2020./Telegrafi/