Please enter at least 3 characters.

U kërkua nga skuadrat më të mëdha, Dybala merr vendimin për të ardhmen e tij

2024/07/Dybala.jpg
198:"Paulo Dybala of Roma looks on during the UEFA Europa League play off second leg soccer match between AS Roma and Feyenoord at Stadio Olimpico in Rome, Italy, 22 February 2024. ANSA/FEDERICO PROIETTI
17:"FEDERICO PROIETTI

Paulo Dybala ka marrë më në fund vendimin për të ardhmen e tij, nëse do të mbetet te Roma ose jo.

Pas një sezoni shumë të suksesshëm në aspektin personal, sulmuesi argjentinas u vërshua nga ofertat.

Ai kishte një klauzolë të ulët largimi prej vetëm 12 milionë euro për skuadrat jashtë Serie A, derisa për transferimin e tij u interesua edhe Interi.

Manchester United, Chelsea, Atletico Madrid dhe Barcelona ishin katër skuadrat e tjera që kanë shfaqur interesim për lojtarin, por edhe ofertat nga Arabia Saudite nuk munguan.

Megjithatë lojtari nuk e ka ndërmend të largohet nga Roma dhe ai tanimë e ka marrë këtë vendim.

30-vjeçari ka marrë vendim për të qëndruar te Roma, pasi ka një marrëdhënie të shkëlqyer me trajnerin Daniele De Rossi dhe tifozët verdhekuq.

Autori i 16 golave dhe 10 asistimeve sezonin e kaluar ka kërkuar nga klubi të ndërtojnë një skuadër të fortë për ta rikthyer Romën në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/