Please enter at least 3 characters.

U dërgua me probleme shëndetësore në QKUK, vdes pacienti

2024/01/qendra-klinike-emergjente-QKUK-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg
14:"Ridvan Slivova

Një pacient ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës rreth orës 04:45.

“Raportohet se ka ndërruar jetë në QKUK viktima mashkull kosovar, i cili ishte sjellur me probleme shëndetësore. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar derisa njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe IML kanë mbetur që të marr trupin e pajetë”, ka njoftuar policia.

Me vendim të prokurorit rasti iniciohet si “hetim i vdekjes” dhe i nënshtrohet procedurave hetimore. /Telegrafi/