Please enter at least 3 characters.

U bë pranim-dorëzimi i funksioneve ndërmjet ministrave Shiret Elezi dhe Suhejl Fazliu

2017/06/Shiret-Elezi-Suhejl-Fazliu.jpg

Në Ministrinë për Vetëqeverisje Lokale u bë pranim-dorëzimi i funksioneve ndërmjet ish-ministres, Shiret Elezi, dhe ministrit Suhel Fazliu, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, ministri Fazliu paralajmëroi se Ministria që do ta udhëheqë do të punojë me dinamikë të shtuar në zbatimin e politikave qeveritare në këtë sferë.

Sipas tij, parasegjithash do të përqëndrohet në zhvillimin e baraspeshuar të komunave dhe rajoneve./Telegrafi/