Please enter at least 3 characters.

Trump: Kemi rrëzuar 42 anije të marinës iraniane brenda tre ditësh

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur për luftën e Iranit gjatë një samiti në Miami.

Ai tha se SHBA-të shkatërruan 42 anije detare iraniane në tre ditët e fundit.

"Ky ishte fundi i marinës, ne shkatërruam forcën e tyre ajrore, ne shkatërruam komunikimet e tyre", shtoi ai.

Më herët këtë javë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, njoftoi se një anije luftarake iraniane u fundos.

Ndryshe, Britania e Madhe po përgatit një aeroplanmbajtëse për vendosje të mundshme në Lindjen e Mesme.

Marina Mbretërore po rrit gatishmërinë e anijes luftarake, HMS Prince of Wales, në mënyrë që ajo të jetë e përgatitur për dislokim brenda pesë ditësh.

Ministria e Mbrojtjes theksoi se transportuesi ajror është tashmë në një “gatishmëri shumë të lartë” prej 10 ditësh, e cila tani po reduktohet në pesë ditë. /Telegrafi/