Please enter at least 3 characters.

Trump do të luajë lojën e Putinit nëse rizgjedhet president, thotë ish-drejtori i CIA-s

2024/02/lcimg-1f721424-5bab-4a1d-bec2-44512746e560.jpeg

Donald Trump do të luajë lojën e presidentit rus, Vladimir Putinit nëse ai rizgjedhet president i SHBA-së, ka thënë një ish-drejtor i CIA-s.

Leon Panetta i tha Sky News se "nuk do ta befasonte" nëse Trumpi, kandidati i mundshëm republikan për zgjedhjet e 5 nëntorit, "vazhdonte ta linte Putinin të bënte punën e tij", nëse ai rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

"Nuk kam asnjë dyshim në mendjen time se Trumpi do të luajë lojën e Putinit", tha ai.

“Ai qëndroi pranë Putinit në Helsinki [në vitin 2018] dhe tha se i besonte inteligjencës ruse para asaj të Shteteve të Bashkuara”, shtoi Panetta.

"Një president Trump do të ishte i papërgjegjshëm në marrëdhëniet me dikë që është tiran, një diktator, dikë që është zotuar të minojë demokracinë amerikane dhe demokracinë botërore", pohoi ish-drejtori i CIA-s

Ndryshe, Putin së fundmi deklaroi se Rusia do të preferonte të shihte Joe Bidenin të fitonte një mandat të dytë pasi ai është "më me përvojë" dhe "më i parashikueshëm". /Telegrafi/