Please enter at least 3 characters.

Triumf për Romën në udhëtimin e vështirë te Torino (Video)

2017/10/roma-torino2-2-e1508683174454.jpg
264:"TURIN, ITALY - OCTOBER 22: Salvatore Sirigu (L) of Torino FC in action against Edin Dzeko of AS Roma during the Serie A match between Torino FC and AS Roma at Stadio Olimpico di Torino on October 22, 2017 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)
12:"Getty Images

Roma ka arkëtuar pikë të plota në udhëtim te Torino, ku ka fituar me rezultat 1-0.

Gjysma e parë nuk prodhoi gola përkundër lojës më të mirë të skuadrës mysafire.

(Getty Images)

Giallorossët dominuan me posedimin e topit dhe tentativat për të realizuar, mirëpo munguan rastet konkrete dhe efektiviteti i lojtarëve të skuadrës nga kryeqyteti italian.

Rezultati u zhbllokua në fraksionin e dytë të lojës, në të cilin u shënua vetëm një gol.

(Getty Images)

Aleksandar Kolarov shënoi një gol të bukur me një goditje nga gjuajtja e lirë (69’).

Deri në mbyllje të sfidës nuk pati gola të tjerë dhe falë këtij goli, romakët iu gëzuan fitores.

(Getty Images)

Me këtë fitore, Roma numëron 18 pikë dhe pozicionohet në vend të pestë në tabelë. Lideri Napoli është shtatë pikë përpara.

Në xhiron e radhës, Giallorossët luajnë kundër Crotones, kurse Torino udhëton te Fiorentina. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x65ozo9