Please enter at least 3 characters.

Trepça mburret me tre vëllezërit Zekiqi

2016/01/trep-ccedil-a-mburret-me-tre-v-euml-llez-euml-rit-zekiqi_hd.jpg

Fakti se për edicionin e tretë rresht ka stërvitur e luajtur jashtë shtëpisë së vet, palestrës "Minatori" në Mitrovicë, ka bërë që Trepça si rrallë herë të mbetet jashtë plejofit të ETC Superligës së Kosovës në basketboll. Edicionin e ka mbyllur në pozitën e pestë.

Por në njërin prej edicioneve më të vështira, te Trepça kanë arsye edhe për mburrje. Ndër të tjera mburren për numrin e basketbollistëve të rinj që po nxjerrin.

Bartës i lojës tashmë është një 20-vjeçar, Samir Zekiqi. Ndërsa, hapave të tij po shkojnë edhe dy vëllezërit më të vegjël të Samirit, Burim e Ramadan Zekiqi.

Burimi 18-vjeçar tashmë luan për ekipin e parë të Trepçës, por edhe për ekipin junior. Ramadani 15-vjeçar luan me Burimin te juniorët, por edhe në grupmoshën e kadetëve.

Në të vërtetë Samir e Burim Zekiqi vlerësohen ndër basketbollistët më të rinj dhe më premtues në vend tashmë. Të dy janë pjesë e përfaqësueses U-20 të Kosovës, që në verë do të paraqitet në gara evropiane. Hapave të tyre ka nisur të ecë edhe vëllai i vogël, Ramadani.

Ka pak raste kur tre vëllezër bëjnë karrierë në një klub të basketbollit.