Please enter at least 3 characters.

Tre të arrestuar në Prizren pas sulmit ndaj gjashtë personave, sekuestrohet një armë zjarri

2023/10/Foto-arrestime.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Prizren, pasi të njëjti kanë sulmuar fizikisht gjashtë meshkuj kosovarë duke u shkaktuar lëndime trupore.

Si pasojë e lëndimeve, gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore.

"Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët pas një mosmarrëveshje, sulmojnë fizikisht gjashtë meshkuj kosovarë duke u shkaktuar lëndime trupore. Si pasojë e lëndimeve, gjashtë viktimat kanë marrë ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit. Lidhur me rastin është kryer bastisje në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një karikator i pistoletës", thuhet në njoftim.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar tre të dyshuarit ndalohen në qendrën e mbajtjes për 48 orë. /Telegrafi/