Tre raste me armë në Drenas, Podujevë dhe Prishtinë – arrestohet një person
Policia e Kosovës ka raportuar për tri raste të ndara të armëmbajtjes, posedimit të paautorizuar dhe përdorimit të armëve në Gllogoc, Podujevë dhe Prishtinë, më 23 gusht 2026.
Në Drenas, rreth orës 02:23, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri nga vetura e tij në lëvizje.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tetë gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një armë revole me gaz dhe 88 fishekë.
“Gllogoc,23.08.2026-02:23. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se, nga vetura e tij në lëvizje kishte shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 8 gëzhoja dhe nga i dyshuari është konfiskuar një armë revole me gaz dhe 88 fishekë. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raport.
Një rast tjetër është raportuar në Podujevë, rreth orës 18:35. Pas marrjes së informatës për të shtëna me armë zjarri, policia ka identifikuar një të dyshuar mashkull kosovar, nga i cili ka konfiskuar një pistoletë me gaz dhe 11 fishekë.
“Podujevë, 23.08.2026 – 18:35. Pas një informate për të shtëna me armë zjarri, policia nga i dyshuari mashkull kosovar ka konfiskuar një pistoletë me gas me 11 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”.
Ndërkohë, në Prishtinë rreth orës 21:00, një njësi policore ka ndaluar një të dyshuar mashkull kosovar. Gjatë kontrollit, ai ka deklaruar se kishte një armë me vete.
Policia ka konfiskuar një pistoletë me 10 fishekë, për të cilën ishte konstatuar se kishte leje të skaduar, si dhe një leje për armë të shenjëtarisë. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Prishtinë, 23.08.2026 – 21:00. Njësiti policor ka ndaluar një të dyshuar mashkull kosovar, i cili gjatë kontrollit ka deklaruar se ka një armë me vetë. Arma pistoletë me 10 fishekë, leje të skaduar si dhe leje për armë të shenjëtarisë janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.


