Please enter at least 3 characters.

Travis Scott shihet duke darkuar me një bionde misterioze në Romë

2023/08/74150939-0-image-m-105_1691631538261.jpg

Disa orë pas koncertit të tij, themeluesi i festivalit “Astroëorld”, Travis Scott, darkoi me një grua misterioze në një restorant në lagjen e modës Monti të Romës.

Shoqëruesja e 32-vjeçarit u kombinua me të në veshje gri, xhinse si dhe atlete me nuanca të përziera.

Travis, i lindur Jacques Webster, ka dy fëmijë - vajzën Stormi Webster dhe djalin Aire Webster - nga romanca e tij pesëvjeçare me yllin e “The Kardashians”, Kylie Jenner.

Foto: MEGA

Pronari i “Cactus Jack” kishte veshur një bluzë gri duke vënë në pah tatuazhet e shumtë.

Gjithashtu dukjen e kompletoi me bizhuteri të shtrenjta diamanti.

Foto: MEGA

Travis fillon zyrtarisht me turneun e tij botëror në shtator në United Center në Chicago.

Ky shënon turneun e parë të Scott që nga tragjedia e vitit 2021 në “Astroworld”, ku humbën jetën dhjetë njerëz si dhe u plagosën shumë të tjerë.

Foto: MEGA

Megjithatë, ylli i “Meltdown” nuk mori ndonjë padi në lidhje me këtë incident.

Kylie nga ana tjetër pas ndarjes nga Travis po shijon një lidhje dashurie me aktorin, Timothee Chalamet. /Telegrafi/

Foto: MEGA