Mbyten në Shëngjin dy të rinj nga Kosova, tre të tjerë në gjendje të rëndë
03/06/2026
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, pasditën e së mërkurës.
Pesë shokë nga Kosova që kishin hyrë në det janë përballur me dallgët e forta.
Siç raportohet të rinjtë janë marrë nga rrymat dhe dallgët e detit, ndërsa dy prej tyre kanë humbur jetën dhe dy raportohet se janë në gjendje të rëndë.
Viktimat janë L.A., nga Fushë Kosova dhe J.Ç., nga Prishtina.
Në vendngjarje pritet ndërhyrja e forcave të kërkim-shpëtimit dhe policisë për të sqaruar plotësisht situatën.
Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje në orët në vijim./Telegrafi.


