Please enter at least 3 characters.

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA: Burri vret gruan dhe më pas veten

2023/06/shtepia-ku-jetonte-cifti-1024x573-1.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Huntertown, SHBA në një familje shqiptare.

Mediat amerikane raportojnë se 49-vjeçari Arben Gllafce dhe bashkëshortja e tij 48-vjeçare Arjana Gllafce, janë gjetur të vdekur brenda në shtëpi.

Nga hetimet rezulton se 49-vjeçari ka vrarë gruan dhe më pas është vetëvrarë.

Ata kishin dy djem, 24 vjeç dhe një tjetër në moshë minorene autik.

Të afërmit e Arjanës bëjnë apel për ndihmë në rrjetet sociale për të ndihmuar fëmijët.