Tradita e hamburgerit në familjen Bojku nga Peja (Video)
30/12/2015
Përveç emrit karakteristik, familja Bojku nga Peja, për rreth tri dekada iu ka ofruar pejanëve hamburger të veçantë për nga shija.
MEG Donald, është dyqan të cilin pejanët e njohin si vendi ku mund të shijohet hamburger më i shijshëm në qytet.
MEG Donald ishte hamburgeria e parë në Pejë, ndërsa e dyta në Kosovë.
Vëllezërit Bojku, udhëheqës të këtij biznesi tregojnë se, qysh nga fillimi, e kanë ruajtur shijen, e deri servimin e hamburgerit.
Sipas tyre, sekret familjar është receta se si gatuhet mishi i qoftës së hamburgerit, duke shtuar se hamburgerët e familjes Bojku, përmes diasporës shqiptare, kanë shkuar edhe nëpër vende të ndryshme të Evropës e deri në SHBA. /Telegrafi/


