Please enter at least 3 characters.

Tovërlani drejt Shqipërisë

2016/01/tov-euml-rlani-drejt-shqip-euml-ris-euml_hd.jpg

Dëshirë e tij ishte që një skuadër kosovare ta shpallë kampione (jo Prishtinën), por planet e Afrim Tovërlanit mund të ndryshojnë rrënjësisht. Tekniku i njohur kosovar mund të ‘shtegtojë’ në Shqipëri.

Ai është në biseda me një skuadër të elitës së futbollit të këtij vendi, emrin e së cilës nuk e ka zbuluar, pasi sipas tij, kjo mund të jetë ‘mollë sherri’ për të mos arritur një marrëveshje të mundshme.

“Është e vërtetë, jam duke biseduar me një ekip tash e disa ditë. Në kushte normale, gjithçka duhet të përfundojë gjatë javës, qoftë pozitivisht apo edhe negativisht”, theksoi Tovërlani për gazetën SportPlus.

Megjithatë, gjasat janë të mira që ish-trajneri i Prishtinës karrierën të vazhdojë në Shqipëri. Ndonëse emra nuk ka zbuluar, mediat në Shqipëri aludojnë se Tovërlani lidhet me një kalim të mundshëm te Teuta ose Elbasani. /Telegrafi/