Please enter at least 3 characters.

Tottenhami njofton Real Madridin, kërkon 250 milionë euro për Eriksenin   

2018/11/Erikseni1.jpg
319:"LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 28: Christian Eriksen of Tottenham Hotspur celebrates after he scores his sides first goal during the UEFA Champions League Group B match between Tottenham Hotspur and FC Internazionale at Wembley Stadium on November 28, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Gazeta spanjolle Marca raporton se Tottenham Hotspur i kanë treguar Real Madridit se duan plot 250 milionë euro për yllin e tyre, Christian Eriksen.

Raporti i mediumit thotë se zyrtarët e kampionëve evropianë e shohin lojtarin e Danimarkës si një zëvendësim afatgjatë për Luka Modric, të cilin ata gjithashtu e nënshkruan nga Spurs.

Ylli kroat aktualisht është 33 vjeç dhe ka qenë i lidhur me një lëvizje në Inter, ndërsa ylli danez, Eriksen, është shtatë vjeç më i ri.

Kontrata e Eriksenit me klubin nga Veriu i Londrës do të përfundojë në qershor të vitit 2020, kështu që tani është afër hyrjes në 18 muajt e fundit të marrëveshjes së tij.

Eriksen dhe Modric gjatë një dueli (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Kjo thuhet se çdo kërkesë financiare nga Spurs mund të zvogëlohet, por kjo sipas mediave spanjolle nuk do të ndodh.

Sipas gazetës Marca, Tottenhami ia ka bërë me dije Mbretërve se nëse do yllin e tyre duhet të paguajnë plot 250 milionë euro.

Eriksen u bashkua me Spurs nga klubi holandez Ajax në verën e 2013 dhe ka shënuar 58 gola në 240 paraqitje që nga viti.

Mesfushori kreativ gjithashtu është pikë referuese e Kombëtares së Danimarkës, pasi deri më tani ka 83 paraqitje. /Telegrafi/