Please enter at least 3 characters.

Tottenham synon transferimin e sulmuesit që para pak viteve Arsenal e Chelsea nuk kishin para për ta blerë

Tottenhami po shqyrton mundësinë e transferimit të Victor Osimhenit, me sulmuesin e Galatasarayt që është shndërruar në një nga objektivat kryesorë të klubit londinez për repartin ofensiv.

Sipas CaughtOffside, Spurs kanë bërë tashmë kontaktet e para, duke vlerësuar një marrëveshje mes 50 dhe 55 milionë funteve, megjithëse Galatasaray kërkon rreth 65 milionë funte për ta lënë të lirë sulmuesin nigerian.

Megjithatë, raporti thekson se deri më tani nuk është paraqitur asnjë ofertë zyrtare dhe nuk ka pasur kontakte të drejtpërdrejta mes dy klubeve.

Trajneri Roberto De Zerbi raportohet se dëshiron të afrojë një sulmues të klasit të lartë, pasi e ardhmja e Richarlisonit mbetet e paqartë, ndërsa Dominic Solanke ende nuk ka arritur të zgjidhë plotësisht problemet e Tottenhamit me realizimin e golave.

Sipas të njëjtit burim, drejtuesit e klubit kanë dhënë miratimin e brendshëm për nisjen e negociatave zyrtare dhe nuk besojnë se kushtet personale me Osimhenin do të përbëjnë pengesë, nëse bisedimet avancojnë.

Megjithatë, çdo lëvizje për 27-vjeçarin mund të varet nga largimet gjatë kësaj vere. Pas shpenzimeve të konsiderueshme në merkato, Tottenhami pritet të ketë nevojë të sigurojë të ardhura nga shitja e disa lojtarëve përpara se të investojë në një tjetër transferim të madh.

Osimhen zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm 2025/26 me Galatasarayn, duke shënuar 41 gola dhe duke dhuruar 10 asistime në 52 paraqitje në të gjitha garat, statistikë që ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane./Telegrafi/