Tortë e thekur me gjizë e tartare dhe zarzavate vere
Përbërësit:▪ 500gr gjizë ▪ 10 ullinj pa bërthamë ▪ 5/6 degë nga gjethet e trumzës ▪ 4 lugë gjelle me djathë Parmigiano të grirë ▪ 2 vezë të mëdha ose 3 të vogla ▪ 3 domate të pjekura të forta ▪ 1 kastravec i vogël ▪ 3 qepë të njoma ▪ 3 lugë gjelle vaj ulliri ▪ 2 lugë gjelle uthull balsamike ▪ lëngu i ½ limoni ▪ kripë, piperPërgatitja:
Ndezim furrën në 180°. Heqim gjethet e trumzës nga degët, ndajmë ullinjtë në rrathë të vegjël.
Në një tas përziejmë gjizën, gjethet e trumzës, rrathët e ullinjve, Parmigianon dhe vezët.
Pasi i përziejmë mirë, i hedhim te tava e lyer më parë me pak vaj ulliri dhe e pjekim në furrë për afro 35 minuta ose derisa të ketë marrë ngjyrë.
Ndërkohë, përgatisim tartar me zarzavatet: domatet e lara i ndajmë në kubikë të vegjël, po kështu edhe kastravecët e qëruar. Qërojmë qepët dhe i presim edhe ato në kubikë. I hedhim të gjitha në një tas dhe i spërkasim me vaj ulliri, lëngun e limonit dhe uthull balsamike. E rregullojmë për kripë e piper. E lëmë të pushojë në vend të freskët.
Kur torta të jetë pjekur, e lëmë të ftohet në temperaturë ambienti, e heqim nga tava dhe i hedhim sipër tartaren e përgatitur më parë.
E shërbejmë të prerë në copa.


