Please enter at least 3 characters.

Tomë Gashi thotë se Shqipëria shtet shumë më normal se Kosova (Video)

2016/06/Tome-Gashi-rasti-Azem-Syla-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Deportimi i Boiken Abazit, - anëtar i Kryesisë dhe Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë në Lëvizjen Vetëvendosje - dhe i Arbër Zajimit - po ashtu anëtar i kësaj lëvizjeje - që të dy nga Shqipëria, janë cilësuar si antiligjore.

Avokati Tomë Gashi ka deklaruar në emisionin “Kontakt” me Valdrin Krasniqin në Tribuna Channel, se në rastin e Abazit dhe Zajmit ka shkelje të Ligjit për të Huaj, i cili është miratuar nga Parlamenti dhe është shkelur përsëri nga vetë ata.

“Për Boikenin është dhënë masë e pakuptueshme, të cilit përveç dëbimit me dhunë i është ndaluar edhe hyrja në Kosovë. Ndërsa, Arbëri ka pasur ndalesë për dy muaj dhe tanimë ka afat të kaluar”, ka thënë Gashi.

Ai ka akuzuar institucionet e Kosovës për masat që po i ndërmarrin ndaj shtetasve të Shqipërisë.

“Ne jemi diskriminues ndaj shqiptarëve të Shqipërisë, ndërsa Shqipëria këtë nuk e bënë për kosovarët, pasi që ata janë shtet shumë ma normal se ne”, ka thënë Gashi.