Please enter at least 3 characters.

Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi urojnë Kurban Bajramin në turqisht dhe shqip

2020/07/attt.png

Aktorja, prezantuesja dhe modelja shqiptare, Almeda Abazi, prej shumë vitesh jeton dhe vepron në Turqi.

Zeshkania, e cila është e martuar me aktorin Tolgahan Sayisman, vazhdojnë të jenë shumë të afërt edhe me shtetin shqiptar.

Ditën e sotme (e premte), çifti kanë uruar festën e Kurban Bajramit në gjuhën shqipe dhe turke.

Tolgahan Sayisman (Foto: Instagram)

Kjo pasi të njëjtit jetojnë në shtetin turk, por që tanimë janë shumë të lidhur edhe me Shqipërinë.

“Gëzuar Bajramin”, ka qenë mbishkrimi i Tolgahan dhe një mesazh të tillë në gjuhën turke, ndërsa Almeda po ashtu ka bërë një postim të njëjtë.

Almeda Abazi (Foto: Instagram)

Almeda dhe Tolga përndryshe janë martuar në vitin 2017 dhe vitin e kaluar u bënë prindër për herë të parë të një djali, të cilin e kanë quajtur Efehan.

Bukuroshja shqiptare që prej se u bë nënë nuk ka qenë e angazhuar në ndonjë projekt televiziv. /Telegrafi/

Almeda Abazi (Foto: Instagram)