Please enter at least 3 characters.

Timberlake pranon se ka qenë në lidhje me njërën prej "Spice Girls", por nuk e thotë emrin

2018/05/JustinTJessicaB-e1525193200635.jpg
238:"HOLLYWOOD, CA - APRIL 30: Actress Jessica Biel and singer Justin Timberlake, as part of 'NSYNC is honored with a star on the Hollywood Walk of Fame on April 30, 2018 in Hollywood, California. (Photo by Alberto E. Rodriguez/Getty Images)
12:"Getty Images

Justin Timberlake ka pranuar se ka qenë në lidhje me njërën prej pjesëtareve të dikurshme të "Spice Girls".

Këngëtari ishte skuqur është detyruar ta bëjë këtë pohim, gjatë pjesëmarrjes në emisionin e Ellen DeGeneres.

37-vjeçari ishte së bashku me pjesëtarët e grupit "NSYNC" për të bërë një lojë në kuadër të emisionit, kur tregoi një prej sekreteve të tij.

(Foto: NBC/The Ellen Show)

Loja titullohej "Asnjëherë nuk kam", ndërsa kur Ellen tha: "Asnjëherë nuk kam qenë në lidhje me një prej vajzave të 'Spice Girls'", Justin refuzoi ta mohonte këtë pohim.

Të gjithë anëtarët tjerë "NSYNC" mohuan të kishin pasur lidhje me ndonjërën prej vajzave të grupit të famshëm, por jo edhe  Timberlake që rritne i heshtur.

Me ndihmën e Ellen, ylli i muzikës pop (i cili është në i martuar me Jessica Biel) e konfirmoi se ka qenë në lidhje me njërën prej anëtareve të "Spice Girls".

(Foto: NBC/The Ellen Show)

Megjithatë, ai nuk tregoi se me cilën prej vajzave të grupit britanik ka qenë në lidhje. Melanie Brown, Melanie Chisholm, Emma Bunton, Geri Halliwell dhe Victoria Beckham, kanë qenë anëtaret e grupit të vajzave "Spice Girls". /Telegrafi/