Tika Camaj zhvishet në ndjekje të shkëlqimit të perëndimit të diellit (Foto)
31/01/2018
Tika Camaj është një ndër modelet shqiptare që vazhdon të bëjë karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo muaj më parë kishte konfirmuar se ka kurorëzuar lidhjen me fejesë me David Silvermanit.
Pas pushimeve të festave të fundvitit, duket se ka ardhur koha që bukuroshja shqiptare t’i kthehet profesionit të modës.
Bukuroshja shqiptare së fundi ka publikuar disa fotografi joshëse teksa shihet duke shijuar rrezet e fundit të diellit duke perënduar.
"Në ndjekje të shkëlqimit të perëndimit të diellit", ka shkruar ndër të tjerash Camaj në llogarinë personale në Instagram.
Ndryshe, Tikën do ta shohim në projekte të reja të modës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/


