Please enter at least 3 characters.

Tifozët shqiptarë e bëjnë më së miri (Foto)

2016/06/shqipni-1.jpg

Shqipëria po zhvillon ndeshjen e tretë në Euro 2016 kundër Rumanisë dhe atje nuk do të jetë e vetëm.

Pas saj do të jenë me mijëra shqiptarë në stadiumin e Lyonit, transmeton Koha.net. Me një fitore Shqipëria ka gjasa shumë të mira të kalojë fazën e grupeve.

Si në dy ndeshjet e para kundër Zvicrës dhe Francës tifozët kuqezi edhe sonte janë duke i dhënë përkrahjen maksimale djelmoshave të De Biasit.

Se çfarë atmosfere është duke mbizotëruar në Lyon më së miri e tregojnë disa nga këto foto të publikuara nga Reuters.