Tifozët e Real Madridit befasohen nga reagimi i Nadalit kur Rudiger kaloi Realin në finale
Rafael Nadal është ndoshta tifozi më i famshëm i Real Madridit nga një sport tjetër, dhe pasioni i tij për Los Blancos u shfaq gjatë fitores së tyre në Copa del Rey ndaj Real Sociedadit.
Legjenda e tenisit ka 22 Grand Slam në emër të tij, por ai festoi golin e triumfit i shënuar nga Antonio Rudiger sikur sapo kishte fituar një të 23-të.
Madje, edhe tifozët nuk mund të mos reagonin ndaj festës së tij të çmendur.
Një tifoz shkroi: "Djali i gjorë që ndjen gjithë dhimbjen që na ka shkaktuar Carlo gjatë gjithë sezonit. Ky ekip do t'ju stresojë aq shumë sa do të dëshironi t'i urreni, por nuk mundeni".
"Ancelotti ende nuk e di se çfarë na ka bërë, shikoni Nadalin", shkroi një tjetër tifoz.
Ndërsa një mbështetës tjetër i Real Madridit shkroi: “Tashmë duket si një president i Madridit… së shpejti Nadal, së shpejti”. /Telegrafi/


