Please enter at least 3 characters.

Tifozët e PSG-së me mesazhe ofenduese kundrejt Neymarit, i thonë të largohet

2019/08/Neymarlargohu.jpg

Tifozët e Paris Saint-Germainit e kanë sharë dhe ofenduar Neymarin gjatë ndeshjes së kampionit francez kundër Nimes.

Klubi kryeqytetas e filloi në mënyrën më të mirë sezonin e ri duke fituar me rezultat 3-0 dhe kështu e nisi rrugëtimin për mbrojtjen e titullit.

Porse, tifozët kanë shpalosur banerë me mesazhe kundrejt lojtarit që dikur e kanë admiruar. Ata i kanë kërkuar të largohet nga klubi i tyre.

(Foto: AS/Twitter)

Sulmuesi brazilian nuk u përfshi në skuadrën e Thomas Tuchel, duke qenë se dëshiron të kthehet sërish në Spanjë, nga ku edhe erdhi në vitin 2017.

Mirëpo, krahas ish-klubit të tij, Barcelona, thuhet se Real Madridi është klubi favorit për t'i siguruar shërbimet e 27-vjeçarit. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/Mirror Football)