Thirrje për fermerët e qumështit në Gjilan – mbështetje deri në 30 mijë litra
12/05/2025
Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Gjilanit, ka hapur thirrjen për aplikim për fermerët prodhues të qumështit për subvencionim me 0.10 për liter.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se do të vazhdojë mbështetja ndaj fermerëve.
“Gjithmonë pranë fermerëve me nisma konkrete që ju ndihmojnë në operim dhe zgjerim të veprimtarisë”, tha Hyseni.
Nga ana tjetër drejtori i Bujqësisë Bajram Isufi, tha se për shkak të buxhetit të kufizuar, sasia maksimale e cila do të subvencionohet për një fermerë prodhues të qumështit është 30 mijë litra.
Ndryshe, Isufi tregoi se thirrja është e hapur deri më 23 maj të këtij viti. /Telegrafi/


