Please enter at least 3 characters.

Thirret seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prishtinës për mjetet vetanake dhe buxhetin 2026

Foto: Arkiv

Kryesuesi i Kuvendit të Kryeqytetit ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme, e cila pritet të mbahet të enjten, më 27 nëntor 2025, duke filluar nga ora 15:00, në sallën e madhe të Kuvendit të Kryeqytetit.

Sipas njoftimit zyrtar, në këtë mbledhje do të shqyrtohen dy pika të rëndësishme të rendit të ditës, përcjell Telegrafi.

  1. Propozim-vendimi për bartjen e mjeteve vetanake nga viti 2024 në vitin 2025;
  2. Propozim-vendimi për miratimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2026.

Thirrja e kësaj seance vjen në kuadër të procedurave të rregullta financiare dhe përgatitjeve buxhetore që kryeqyteti duhet të finalizojë për vitin e ardhshëm.

Autoritetet komunale pritet të prezantojnë arsyetimet për secilin propozim, ndërsa anëtarët e Kuvendit do të diskutojnë dhe vendosin për miratimin e tyre. /Telegrafi/